Atletico mposht Realin në derbin e Madridit

Atlético Madrid fitoi derbin. Colchoneros të drejtuar nga Simeone shkatërruan Real Madridin me rezultatin 5-2. Një fitore e nivelit të tillë, me pesë gola, mungonte prej 75 vitesh.

Julian Alvarez shënoi dy gola (një me penallti në minutën e 50-të dhe një me goditje dënimi në minutën e 64-të). Golat e tjerë për Atletikon u shënuan nga Le Normand (minuta e 14-të), Sorloth (minuta e 48-të) dhe Griezmann (minuta e 94-të). Për Realin shënuan Mbappé (minuta e 25-të) dhe Arda Güler (minuta e 36-të).

Reali i Alonsos pëson pëson humbjen e parë dhe tani mund të shikojë Barcelonën të parakalojë. Colchoneros, të cilët patën një nisje të dobët në ligë, bënë paraqitjen më të mirë në një derbi të kohëve të fundit.


Shtuar 27.09.2025 20:00