Atalanta e Gjimshitit turpërohet në shtëpi nga Cagliari duke u mposhtur 1-2.
Në minutën e 48, Cagliari do të kalonte në avantazh në tabelë falë një goli të Gaston Pereiro.
Edhe pse djemtë e Gian Piero Gasperinit do të arrinin të barazonin falë golit të Jose Luis Palomino, gëzimi nuk do të zgjaste shumë për Bergamaskët.
Pereiro ndëshkoi sërish Atalantën.
Ndërkohë, nëse Juventus fiton në mbrëmje ndaj Veronës, bardhezinjtë do t’i rrëmbenin vendin e 4 Atalantës. /albeu.com/