Lojtari spanjoll, Iago Aspas, ylli i Celta Vigos, ka kritikuar arbitrin e ndeshjes së skuadrës së tij me Real Madridin, e cila përfundoi me fitoren 1-2 të Los Blancos.
Aspas tha në deklaratat e tij: “Topi i parë dhe i dytë janë dy penallti, por i fundit nga këndvështrimi im nuk ishte. E vetmja gjë që mungon është një tjetër fishkëllimë që Benzema të shënonte një gol. Arbitri donte që Benzema të shënonte hat-trick. Kjo është ajo që ai donte dhe kërkonte”. /albeu.com/