Asnjë si Vllaznia në Superiore, Partizani “viktima” e radhës?

Vllaznia është skuadra më në formë e Superiores. Ata kanë fituar 5 ndeshje radhazi, si asnjë tjetër te kampionati shqiptar. Pas humbjes 3 me 0 me Egnatian në Rrogozhinë, pasuan disa fitore.

Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Erzeni kanë sjellë 15 pikë për shkodranët që pozicionohen në vendin e tretë. Takimi i radhës është përballë Partizanit, më 28 janar në “Loro Boriçi”.

A do jetë Partizani “viktima” e radhës? Mbetet për t’u parë në Shkodër. Të kuqtë udhëtojnë pasi humbën në shtëpi 1 me 2 përballë Laçit dhe një hap tjetër fals do sillte zhgënjim të madh brenda klubit. /newsport.al/


Shtuar 22.01.2024 11:00