“Asllani ka personalitet”, Edi Reja këshillon Interin: Rrini të qetë, por jepini më shumë minuta

Në Itali janë të bindur. Kristjan Asllani do të jetë titullarë në duelin që Interi do të luajë ditën e dielë ndaj Fiorentinës në Serie A. Mesfushori i kombëtares do të zëvendësojë në mesfushë Hakan Calhanoglu, me këtë të fundit që do të mungojë.

Shpesh kohët e fundit flitet shumë për Asllanin dhe minutat që merr tek Interi, me Simone Inzaghin që ende nuk po i beson një fanelë titullari. Në lidhje me situatën e 21-vjeçarit ka folur ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja.

Italiani nuk ka pikë dyshimi për aftësitë e Asllanit, ndërsa tregon avantazhet dhe një mangësi që ka mesfushori. Ndër të tjera Reja ka dhe një këshillë për Interin për aktivizimin e elbasanasit.

“Reja, si e shihni tani që do të jetë titullar në Firence? Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur disa dhunti të jashtëzakonshme, ka vizion, mendon në mënyrë vertikale, sheh dritën për të dhënë pasimin e duhur. Nuk është e lehtë të marrësh vendin e Çalhanollu, por Interi mund të rrijë i qetë me Kristjan, te ai shoh ende hapësira përmirësimi të pabesueshëm.

Çfarë hapësirash? Menaxhimi mbajtjes së topit dhe i ndeshjes, ashtu siç duhet të jetë. Më shumë se sa të flasim për hapësirat e përmirësimit, duhet pyetur se si ta bëjmë të rritet: do të mjaftonte vetëm që të luante më shumë. Kur i thosha që te Interi ishte pak i mbyllur, ai më përgjigjej: “Mister, këtu mësoj çdo ditë…”. Ndoshta ka të drejtë ai, të stërvitesh me shumë kampionë të jep diçka më shumë. Dhe në fund, me shumë vendosmëri e cilësi, do të gjejë hapësirën e tij.

A mos është Asllani shumë ‘djalë i mbarë” për atë rol? Jo, ka shumë personalitet brenda fushës, aty ku duhet. Nuk ka frikë, përkundrazi, me raste duhet edhe ta ndalësh paksa. Nëse më duhet të gjej një defekt, është ai që për t’u treguar të gjithëve që mund të jetë titullar, shpesh e tepron duke tentuar goditjen e rëndësishme. Këshilla ime është gjithmonë e njëjta, të luajë thjesht dhe e di që do të më dëgjojë” , ka theksuar italiani për “Gazzeta dello Sport”. /newsport.al/


Shtuar 25.01.2024 16:43