FSHF do të organizojë ditën e nesërme Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore dhe presidenti Armand Duka një ditë më parë ka deklaruar se do kërkohet shtyrja e zgjedhjeve për një datë tjetër.
FSHF ndërkohë ka njoftuar sot për të tjera detaje: “Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila do të zhvillohet nesër, e mërkurë, 2 mars 2022, ora 10:00, në Shtëpinë e Futbollit, do të transmetohet live në kanalin e FSHF në Youtube nga ku mund ta ndiqni dhe të merrni sinjalin”.
Në asamblenë e nesërme pritet që të kalojnë pasqyrat financiare dhe të miratohet buxheti, kurse për zgjedhjen e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv do të duhet të bëhet një votim për të përcaktuar një datë tjetër./ h.ll/albeu.com