Categories: sport

As Gary Neville s’ka më besim: Man Unitedi mund të përfundojë në Championship

Gary Neville ka shprehur një qëndrim tejet të ashpër ndaj mbrojtjes së Manchester Unitedit, duke tërhequr vërejtjen se me lojtarët që ka në këtë moment në skuadër, klubi rrezikon seriozisht rënien nga Liga Premier.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” reagoi pas humbjes së thellë 4-0 kundër Liverpoolit, ku vuri në diskutim edhe vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino për t’i besuar që nga minuta e parë Matthijs de Ligt, i cili sapo ishte kthyer nga një dëmtim.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për Sky Sports, Neville tha se nuk e kuptoi pse u aktivizua De Ligt, duke u shprehur i habitur për gjendjen e mbrojtësit pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Comos.

Ai shtoi se edhe vetë kishte qëndruar larg fushave për një vit dhe se është tejet e vështirë të rikthehesh menjëherë në një ndeshje të tillë. Sipas tij, kjo u duk qartë në takimin me Comon, ku De Ligt ishte krejtësisht jashtë ritmit; Neville u shpreh se u habit që ai luajti, por kujtoi se as lojtarët e tjerë nuk po paraqiteshin mirë.

Neville vlerëson se katërshja më e fortë që Manchester Unitedi mund të aktivizojë tani përbëhet nga Luke Shaw, Diogo Dalot, Harry Maguire dhe Lisandro Martinez, por shqetësimi më i madh i tij lidhet me alternativat e tjera në mbrojtje.

Duke iu referuar një linje mbrojtëse me Noussair Mazraoui, Patrick Dorgu, Leny Yoro dhe Ayden Heaven, ish-kapiteni anglez paralajmëroi ashpër.

“Kjo mbrojtje do t’ju çonte një kategori më poshtë. Ky është realiteti”, nënvizoi Neville.

Ndërkaq, Manchester Unitedi renditet momentalisht në vendin e 19-të në kampionatin anglez.

të fundit

Gashi dhe Spanca diskutojnë forcimin e bashkëpunimit për hetimin e keqpërdorimit të parasë publike

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur të mërkurën në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, me të cilën ka…

2 minutes ago

Pas ndërprerjes së kontratës me Sivassporin, Rey Manaj zgjedh agjencinë e re të menaxhimit

Rey Manaj, Stavro Pilo dhe Ernest MuçiPasi vendosi ditën e djeshme të ndërpriste kontratën me ekipin e Sivassporit për shkak…

3 minutes ago

Elisa Spiropali e ashpër me kryeministrin: Edi Rama ose të bëhet burrë e të mbajë përgjegjësi ose të ikë!

Këtë të mërkurë, në konferencë me gazetarët pas përjashtimin nga PS, deputetja Elisa Spiropali, i ka drejtuar një mesazh të…

7 minutes ago

Ayden Heaven po shqyrton largimin nga Manchester United pas pakënaqësisë me rolin e tij te Pochettino

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Ayden Heaven, thuhet se po e shqyrton të ardhmen e tij në “Old Trafford”, pasi ka…

9 minutes ago

Në Bruksel mblidhet samiti BE-Ballkani Perëndimor, në fokus integrimi, reformat dhe siguria

Brukseli pret sot samitin e radhës mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve do…

9 minutes ago

Kostovski shmang përgjigjen për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në parkun e Butelit

Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski, nuk u përgjigj kur u pyet nga gazetarët se pse nuk e zbatoi…

17 minutes ago