Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi të mërkurën një takim me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, ku në qendër të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërinstitucional për trajtimin e rasteve me dyshime për keqpërdorim të parasë publike.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua zbatimit sa më efektiv të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Prokurorit të Shtetit.
None found
Marrëveshja përcakton mënyrën e trajtimit nga Prokuroria e Shtetit të rasteve të referuara prej Zyrës Kombëtare të Auditimit, kur ka dyshime për ekzistencën e elementeve të veprave penale, veçanërisht mashtrimit në financat publike.
Gashi dhe Spanca biseduan gjithashtu për organizimin e mëtejshëm të punëtorive të përbashkëta, të cilat synojnë shkëmbimin e përvojave profesionale dhe rritjen e kapaciteteve për zbulimin e trajtimin e rasteve që mund të kenë karakter penal.
Sipas njoftimit, palët ranë dakord që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të thellohet në vijim, duke respektuar kompetencat dhe përgjegjësitë që u përcakton ligji secilit prej tyre.
Ky bashkëpunim synon të përmirësojë mekanizmat për trajtimin e dyshimeve lidhur me keqpërdorimin e parasë publike dhe luftën kundër mashtrimit në financat publike.
Ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali, ka kërkuar hapjen e garës për drejtimin e partisë pas 17 vitesh. Ajo sfidoi…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur të mërkurën në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, me të cilën ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani…
Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski, nuk u përgjigj kur u pyet nga gazetarët se pse nuk e zbatoi…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari komentoi letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar atij, në lidhje me çështjen e provimit…
Maqedonia do të vazhdojë të zbatojë reformat, por nuk do t'i pranojë çështjet dypalëshe si pengesë në rrugën drejt anëtarësimit…