Categories: sport

Gary Neville ngre në piedestal Anglinë: Ndër paraqitjet më të mira që kam parë

Pas suksesit dramatik 3-2 ndaj Meksikës, që i dha Anglisë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, ish-mbrojtësi i kombëtares angleze Gary Neville shpërtheu në elozhe për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Të lidhura

None found

Në sfidën e luajtur në “Estadio Azteca”, “Tre Luanët” dolën fitues në një përballje plot tension, ndërsa Neville e përshkroi këtë ndeshje si një nga shfaqjet më të mira të Anglisë që ai ka parë në vitet e fundit.

“Duhet të them se kur u zgjova këtë mëngjes, mendova se ishte fantastike. Mbrëmë pashë një ndeshje të mrekullueshme futbolli. Ishte një arritje e jashtëzakonshme nga lojtarët dhe nga trajneri”, deklaroi Neville.

Sipas tij, kjo përballje i kishte të gjithë elementët që e bëjnë futbollin kaq tërheqës për tifozët.

“Loja kishte absolutisht gjithçka. Shkuam në një ambient shumë të vështirë, pati fillim të vonuar, penallti, karton të kuq dhe emocione deri në fund. Ishte një ndeshje madhështore”.

Neville theksoi gjithashtu se ndihej jashtëzakonisht krenar për nivelin që tregoi Anglia, megjithëse kujtoi se më herët kishte shprehur pakënaqësi për mënyrën si ishte paraqitur mbrojtja.

“Nuk mund të jem më krenar. Kam qenë i zhgënjyer në disa raste me mbrojtjen tonë, por mbrëmë pjesa e parë ishte fantastike. Lojtarët e krahut u lidhën shumë mirë me repartin mbrojtës, ishim kompaktë dhe kontrolluam ndeshjen edhe pa pasur posedimin e topit”.

Ai ndaloi edhe te paraqitjet e Harry Kane, Jude Bellingham, Declan Rice dhe Elliot Anderson, duke nënvizuar se ekipi funksionoi me ekuilibër në çdo moment të lojës.

“Kane dhe Bellingham ishin shumë më afër Rice dhe Anderson. Rënia në mbrojtje dukej shumë më e organizuar dhe u ndjeva i qetë gjatë gjithë pjesës së parë”.

Megjithatë, Neville pranoi se pas pushimit loja mori tjetër ritëm dhe u bë shumë më e hapur, por pikërisht aty ai pa forcën karakteriale të skuadrës së Thomas Tuchel.

“Në pjesën e dytë ishte grusht për grusht. Në futboll duhet të jesh në gjendje të fitosh si me posedim, ashtu edhe pa të. Duhet të tregosh guxim, vendosmëri dhe shpirt luftarak. Çdo lojtar në atë fushë e bëri këtë dhe madje edhe më shumë”, përfundoi Neville.

të fundit

VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…

2 hours ago

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…

2 hours ago

Dramë te Juventusi, Zhegrova i shpëton përfshirjes jashtë listës së Serie A pas sakrifikimit të Milikut

Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…

3 hours ago

Constitutive session to continue on Wednesday, still no certainty over votes for president

Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…

3 hours ago

Conflict in former Park area in Tirana/ 26-year-old man stabbed, 53-year-old suspect escorted to police (NAMES)

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…

3 hours ago

Queen Margrethe of Denmark hospitalized, will be under care for the week

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…

3 hours ago