Arteta: Ndeshja ndaj Fulhamit ishte më e keqja e Arsenalit këtë sezon

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se sot ndaj Fulhamit ishte paraqitja e tyre më e dobët e sezonit.

“Sot ishte ndeshja jonë më e keqe e sezonit. Ne ishim të ngathët me topin. Nuk ishte mjaftueshëm e mirë. Nuk e meritonim fitoren”, ka thënë Arteta.

“Kur ke mundësi të ngjitesh në krye të ligës më 31 dhjetor dhe tani përfundoni me një ndjenjë shumë të keqe, kjo është futbolli”, ka thënë Arteta BBC.

Përndryshe, Arsenali pësoi humbje ndaj Fulhamit me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 20-të në Premier League. /Klankosova/


Shtuar 31.12.2023 20:01