Categories: sport

Arsenali synon yllin e PSG-së nëse nuk arrin transferimin e Viniciusit

Arsenali thuhet se po planifikon një përpjekje të papritur për një futbollist që është objektivi kryesor i një rivali në Ligën Premier, nëse nuk ia del të sigurojë Vinicius Junior.

Të lidhura

None found

Pas disa javësh bisedimesh, “Topçinjtë” duket se e kanë mbyllur më në fund marrëveshjen për përforcimin e tyre kryesor, Bruno Guimaraes. Klubi londinez ka rënë dakord me Neëcastle United për transferimin e tij, i cili vlerësohet rreth 87 milionë euro.

Gjatë kësaj jave, mesfushori pritet të kryejë kontrollet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën. Sipas raportimeve, marrëveshja do ta mbajë atë në “Emirates” deri në vitin 2031.

Pasi të përfundojë transferimin e Guimaraes, Arsenali pritet t’i drejtohet shokut të tij te kombëtarja e Brazilit, Vinicius Junior. Sulmuesi vijon të përmendet si një kandidat për t’u larguar nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Braziliani nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me klubin madrilen për zgjatjen e kontratës aktuale, e cila përfundon verën e ardhshme. Bisedimet raportohet se janë bllokuar për shkak të disa pretendimeve të konsiderueshme financiare nga ana e lojtarit.

Nëse Vinicius vendos të largohet nga “Santiago Bernabeu”, Arsenali shihet si alternativa më e mundshme për të. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Real Madridit janë të vendosur të bëjnë çdo përpjekje për ta bindur brazilianin që të vazhdojë qëndrimin në klub.

Nëse ai nuk e pranon kalimin në “Emirates”, Arsenali është përgatitur të ndryshojë drejtim dhe të sfidojë Liverpoolin për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola.

talkSPORT raporton se londinezët kanë shfaqur interes për futbollistin francez, pasi gjatë muajve të fundit ai ka hedhur poshtë disa propozime të PSG-së për rinovimin e kontratës.

Megjithatë, në rast se largohet nga Parisi këtë verë, Barcola vazhdon të konsiderohet më afër Liverpoolit. Dy klubet tashmë i kanë nisur negociatat për një transferim të mundshëm.

Edhe sikur Arsenali të hyjë në garë dhe ta fitojë duelin me Liverpoolin për francezin, klubi londinez duhet të shpenzojë afërsisht 162 milionë euro, shumë që PSG e kërkon për kartonin e tij.

të fundit

Konjufca condemns attack in Riyadh: Kosovo stands firmly beside Saudi Arabia

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…

11 seconds ago

EMRI/ Shpërthimi në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi dy ditë më parë, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

4 minutes ago

Anthropic përditëson kushtet e përdorimit të Claude dhe ndalon sjelljen “mizore” ndaj inteligjencës artificiale

Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre…

17 minutes ago

Konjufca dënon sulmin në Riad: Kosova qëndron fuqishëm pranë Arabisë Saudite

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…

27 minutes ago

Manuela Arcuri dhe princi 82-vjeçar drejt martesës? Mediat zbulojnë muajin e ceremonisë së mundshme

Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…

36 minutes ago

Real Madrid TV kundër vendimeve të gjykimit pas kartonit të kuq të Vinicius Junior

Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…

36 minutes ago