Categories: sport

Calafiori: Arsenali ka nevojë për futbollistë të nivelit të Viniciusit dhe Guimaraesit

Riccardo Calafiori mendon se Arsenali duhet të përforcohet me emra të mëdhenj si Vinicius Junior dhe Bruno Guimaraes, në mënyrë që të ruajë titullin e Ligës Premier.

Të lidhura

None found

“Topçinjtë” u shpallën kampionë të Anglisë sezonin e kaluar, duke triumfuar për herë të parë që nga edicioni 2003/04. Gara me Manchester Cityn mbeti e hapur deri në javën e fundit të kampionatit.

Përveç suksesit në ligë, ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta luajti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të Kupës së Ligës. Në të dyja rastet, Arsenali u mposht përkatësisht nga Paris Saint-Germaini dhe Manchester City, ndërsa rrugëtimi në FA Cup përfundoi në çerekfinale pas humbjes ndaj Southamptoni.

Arteta ka përsëritur në vazhdimësi se synon të krijojë një “dinasti” në klubin londinez, ndërsa objektivat e merkatos së Arsenalit duket se janë në përputhje me këtë plan.

Klubi raportohet se është shumë pranë marrëveshjes për transferimin e Bruno Guimaraes, kapitenit të Newcastle United, për një shumë rreth 75 milionë funte. Ndërkohë, në media vijojnë të qarkullojnë zëra për interesimin e Arsenalit ndaj Vinicius Junior të Real Madridit.

Megjithëse raportimet e fundit sugjerojnë se sulmuesi brazilian mund të rinovojë kontratën me Real Madridin, Calafiori këmbëngul se Arsenali duhet të synojë lojtarë të një kalibri të tillë.

“Ne jemi tashmë në atë nivel”, u shpreh Calafiori, kur u pyet nëse lidhjet me Guimaraesin dhe Viniciusin tregojnë pozicionin aktual të Arsenalit në futbollin evropian.

“Jemi në krye dhe duam ta fitojmë përsëri Ligën Premier.”

“Synimi ynë është të jemi edhe më të fortë se sezonin e kaluar, nëse kjo është e mundur. Për këtë arsye, besoj se na duhen lojtarë të këtij niveli.”

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago