Arsenali po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth Florian Wirtzit, i cili thuhet se mund të largohet nga Liverpooli për shkak të vështirësive që ka hasur në përshtatjen me skuadrën që prej transferimit të tij.
None found
Sport Bild raporton se drejtuesit londinezë po analizojnë situatën e futbollistit gjerman, të cilin e konsiderojnë një përforcim të vlefshëm për rotacionin në repartin ofensiv.
Wirtz u transferua te Liverpooli në korrik të vitit 2025 për një shumë prej rreth 134 milionë eurosh dhe firmosi kontratë deri në vitin 2030. Megjithatë, niveli i paraqitjeve të tij në “Anfield” nuk ka përmbushur pritshmëritë, duke nxitur spekulimet për një largim të mundshëm.
Liverpooli nuk pritet ta lejojë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Nëse largimi realizohet në verën e vitit 2027, klubi anglez synon të përfitojë një shumë më të lartë se investimi fillestar prej 134 milionë eurosh.
Përveç Arsenalit, për situatën e mesfushorit ofensiv po interesohen edhe Chelsea dhe Bayern Munichu. Klubi bavarez është i gatshëm të përmbushë kërkesat financiare të Liverpoolit për ta rikthyer Wirtzin në Bundesliga.
Arsenali e sheh 23-vjeçarin si një lojtar që mund t’i shtojë cilësi dhe mundësi të reja fazës së avancuar. Ai mund të aktivizohet si mesfushor ofensiv, por edhe në krahun e djathtë, duke i ofruar trajnerit alternativa shtesë në formacion.
Edhe pse kontrata e Wirtzit me Liverpoolin skadon në vitin 2030, interesimi nga Arsenali, Chelsea dhe Bayern Munichu mund ta kthejë verën e vitit 2027 në një moment përcaktues për të ardhmen e tij.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…