Florian Wirtz nuk ka arritur ende të justifikojë pritshmëritë e krijuara pas transferimit nga Bayer Leverkuseni te Liverpooli, marrëveshje për të cilën klubi anglez pagoi 125 milionë euro verën e kaluar.
Mesfushori gjerman ishte një prej emrave më të spikatur të Bayer Leverkusenit, skuadër me të cilën fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë dhe luajti një rol të rëndësishëm nën drejtimin e Xabi Alonsos. Para se të transferohej në “Anfield”, interes për të kishin shfaqur edhe gjigantë si Bayern Munichu dhe Real Madridi.
None found
Pavarësisht pritshmërive të mëdha, periudha e Wirtzit te Liverpooli nuk ka nisur në mënyrën e dëshiruar dhe performancat e tij deri tani kanë qenë larg nivelit që tregoi në Gjermani.
Oliver Bierhoff ka komentuar situatën e futbollistit dhe ka treguar klubin ku do të dëshironte ta shihte atë në të ardhmen.
Legjenda e futbollit gjerman beson se Barcelona mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme për Wirtzin, veçanërisht për shkak të filozofisë së lojës së aplikuar nga trajneri Hansi Flick.
“Do të doja ta shihja Wirtzin te Barcelona. Jam i sigurt se ai do të ishte fantastik nën urdhrat e Flickut në atë klub. Do të kishte shumë hapësirë për të luajtur, ndërsa do të kishte edhe bashkëlojtarë fantastikë. Shpresoj që kjo të ndodhë një ditë”, ka deklaruar Bierhoff.
Edhe pse ka një kontratë me Liverpoolin për katër vite të tjera, forma e tij ka nxitur zërat për një ndarje të mundshme. Sipas raportimeve në media, vlera e Wirtzit në treg ka zbritur në rreth 80 milionë euro pas një sezoni ku nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.
Gjatë sezonit aktual, gjermani ka luajtur në gjashtë ndeshje me Liverpoolin, por ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.
Një kalim te Barcelona duket aktualisht i komplikuar, pasi klubi katalanas disponon disa alternativa të rëndësishme në rolet ku aktivizohet Wirtz.
Sidoqoftë, futbolli shpesh sjell zhvillime të papritura dhe mbetet për t’u parë nëse mesfushori do ta përmbysë situatën te Liverpooli apo do të zgjedhë të nisë një aventurë të re.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…