Categories: sport

Arsenali shqyrton ofertë për Bradley Barcolan e PSG-së

Arsenali po vlerëson mundësinë që të bëjë një ofertë për anësorin ofensiv të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, raportojnë mediat britanike.

Klubi londinez e konsideron francezin si një lojtar që mund të rrisë menjëherë cilësinë e formacionit bazë, teksa përforcimi i repartit sulmues mbetet ndër synimet kryesore pas një tjetër sezoni të suksesshëm në skenën vendore dhe atë evropiane.

Të lidhura

None found

Për 23-vjeçarin interes ka shprehur edhe Liverpooli, ndonëse PSG-ja synon ta mbajë atë në ekip.

Sidoqoftë, kampionët e Francës janë të gatshëm të bëjnë lëvizje në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës, çka mund t’u krijojë hapësirë klubeve që e ndjekin lojtarin.

Edhe qasja e PSG-së në tregun e transferimeve mund të luajë rol në bisedime, pasi francezët po vëzhgojnë disa objektiva që i pëlqejnë Arsenalit, mes tyre sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, si dhe mesfushorin e Aston Villës, Morgan Rogers.

Sipas raportimeve, Arsenali po mban të hapur mundësinë për të realizuar dy afrime të mëdha, një në sulm dhe një në mesfushë, me synim si Barcolën, ashtu edhe Rogersin.

Barcola po vazhdon të dëshmojë talentin e tij të madh pas një sezoni shumë të mirë me PSG-në, duke u vlerësuar si një prej lojtarëve të rinj më premtues në futbollin evropian.

Ai shënoi edhe në paraqitjen e tij të parë në Kupën e Botës 2026, në triumfin 3-1 të Francës kundër Senegalit.

të fundit

Peskov akuzon Europën se po pengon negociatat e paqes për Ukrainën: Po kërkon zgjatjen e luftës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

5 minutes ago

Divjakë, 45-year-old suspected of stabbing his 39-year-old wife

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…

14 minutes ago

From the Trauma Hospital, students call for an investigation into violence: Criminal liability also for officers who ordered the use of force

Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…

14 minutes ago

55-year-old hit by car while cycling dies at Berat hospital

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…

14 minutes ago

Divjakë, 45-vjeçari dyshohet se goditi me thikë bashkëshorten 39-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…

16 minutes ago

Steven Gerrard mahnitet nga Rio Ngumoha: “E gjithë bota është para tij

Steven Gerrard ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumohas, duke e krahasuar atë me legjendën…

17 minutes ago