Arsenali ‘shënjestron’ top yllin e Real Madridit para afatit kalimtar të verës

Arsenali është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri për edicionin e ardhshëm dhe tashmë kanë identifikuar lojtarin që ata duan ta transferojnë.

Bëhet fjalë për yllin e Real Madridit, Rodrygo, i cili po tërheq interesim të madh jo vetëm nga Arsenali, por edhe nga disa klube tjera nga Premier League.

Të lidhura

None found

Fakti që Kylian Mbappe me shumë mundësi do të jetë pjesë e madrilenëve sezonin e ardhshëm, do të bëjë që minutat e Rodrygos të pakësohen, dhe në këtë mënyrë ai do synonte një rrugëdalje në kërkim të hapësirave.

Sidoqoftë, Real Madridi tashmë e ka bërë të qartë se ata nuk do të pranojnë ndonjë ofertë për brazilianin në këtë fazë të sezonit.

Krahas pasigurisë për të ardhmen e tij, Rodrygo mbetet i përkushtuar për të qëndruar në Spanjë dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.

Në rast se Arsenali vendos përfundimisht për transferimin e tij, atëherë ‘Topçinjtë’ duhet të shesin një nga yjet e tyre të sulmit për të grumbulluar fonde.

Kjo për shkak se Real Madridi nuk do të dëgjojë për oferta nën 100 milionë euro për kartonin e Rdorygos.

23-vjeçari është paraqitur në 37 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat për ‘Los Blancos’, duke shënuar 11 gola dhe duke bërë shtatë asistime. /Telegrafi/


Shtuar 23.03.2024 17:50