Arsenali interesohet për Zhegrovën

Arsenali bën një ofertë për “Eden Hazardin e ri”. Kjo është fjalia me të cilën hap shkrimin e përditshmja “The Sun” sipas së cilës, “Gunners” janë futur në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova.

Sulmuesi 23-vjeçar i skuadrës së Lille la gjurmë gjatë sezonit të fundit në Ligue 1 dhe ky fakt ka tërhequr vëmendjen e Mikel Arteta-s që zgjedhje të parë ka brazilianin Raphinha por nëse dështon kjo pistë, atëherë londinezët do të investohen te sulmuesi i Kosovës.

6 muajt e fundit në radhët e Lille, Zhegrova regjistroi 13 ndeshje dhe 2 gola të shënuar në Ligue 1.


Shtuar 8.07.2022 18:52