Categories: sport

Arsenali interesohet për Julian Álvarezin, Atlético Madrid vendos kushtin prej 150 milionë eurosh

Arsenali ka nisur kontaktet për transferimin e Julian Álvarez, duke komunikuar javën e kaluar si me drejtuesit e Atlético Madridit, ashtu edhe me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas.

Të lidhura

None found

Sipas The Athletic, klubi madrilen mund ta shqyrtojë largimin e 26-vjeçarit para përfundimit të afatit kalimtar, por vetëm nëse në tavolinë mbërrin një ofertë rreth 150 milionë euro.

Një burim pranë drejtimit të Atléticos ka bërë të ditur se kjo shumë shihet si kushti kryesor, praktikisht i vetmi që mund ta bindë klubin të heqë dorë nga ylli i tij argjentinas.

Deri tani, Arsenali nuk ka dorëzuar një propozim zyrtar prej 150 milionë eurosh. Në Madrid, ndërkohë, ka dyshime se skuadra londineze do të pranonte të investonte një shumë kaq të lartë për Álvarezin.

Interesimi i “Topçinjve” lidhet me mundësinë që sulmuesi të transferohet në Ligën Premier, megjithëse pengesa më e madhe mbetet vetë qëndrimi i lojtarit.

Álvarez raportohet se dëshiron të vazhdojë karrierën në Spanjë, por pozita e tij te Atlético Madrid është vështirësuar pas reagimit të tifozëve në ndeshjen kundër Villarrealit, ku ai u prit me fishkëllima nga tribunat.

Incidenti mund të ndikojë në vendimin e sulmuesit për të ardhmen. Nëse Arsenali synon ta mbyllë transferimin gjatë kësaj vere, duhet të marrë në konsideratë kërkesën prej 150 milionë eurosh, ndërsa mbetet e paqartë nëse klubi anglez do të jetë gati të shkojë deri në këtë shifër.

të fundit

Shtatë sfida për të nxjerrë Manchester Unitedin nga kriza, mision i vështirë për Pochettinon

Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…

42 minutes ago

Nga vështirësitë te Chelsea te gara për kreun në Paris FC: Rosenior sfidon PSG-në

Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…

42 minutes ago

Arbër Hitaj: Balluku has the most influential faction in the Socialist Party; Rama could face a blow from Veliaj and Spiropali before local elections

Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…

51 minutes ago

Trump to award Rudy Giuliani the Presidential Medal of Freedom; ceremony will be held tomorrow at the White House

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…

51 minutes ago

Iran claims three tankers caught fire after hitting mines in the Strait of Hormuz

Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…

51 minutes ago

He pretended to have acute leukemia and raised €190,000 through GoFundMe; Endrit Azemi’s brother speaks: “We believed him too, and we’re afraid

Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…

52 minutes ago