Barcelona nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara për Julian Alvarez të Atletico Madridit, i cili është objektivi kryesor i klubit katalunas për afatin kalimtar të verës.
None found
Catalunya Radio raporton se drejtuesit e Barcelonës po punojnë në prapaskenë për ta përmirësuar, përmes bonuseve, propozimin prej 100 milionë eurosh që u refuzua për sulmuesin e Atletico Madridit.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid vazhdon ta kundërshtojë shitjen e yllit të skuadrës te një rival i drejtpërdrejtë për titullin dhe këmbëngul te klauzola e lirimit me vlerë 500 milionë euro. Sipas disa burimeve, klubi madrilen do të parapëlqente transferimin e tij tek Arsenali.
Alvarez konsiderohet nga Barcelona si dëshira kryesore e Hansi Flick. Klubi shpreson se një tjetër deklaratë publike e sulmuesit do ta shtyjë Atleticon të miratojë largimin e tij gjatë verës.
Ndërkohë, RFEF ka nisur hetim ndaj Barcelonës pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me çështjen Julian Alvarez.
Federata Spanjolle e Futbollit hapi një dosje informative pasi Atletico Madrid dorëzoi një ankesë zyrtare, në të cilën akuzoi Barcelonën se kishte zhvilluar negociata të paautorizuara për transferimin.
Megjithatë, Barcelona është e qetë përballë pretendimeve ligjore dhe pret kthimin e reprezentuesit argjentinas nga pushimet verore më 10 gusht, me synimin për të nxitur përparimin e operacionit në treg.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Izraelitët iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e para parlamentare që nga masakra e 7 tetorit 2023, në një…