Categories: sport

Arsenali hyn në garë me Liverpoolin për Gilberto Morën, londinezët synojnë ta rrëmbejnë talentin meksikan

Gilberto Mora, i cili prej kohësh është përfolur për një kalim te Liverpooli, tani mund të përfundojë te një tjetër gjigant i Ligës Premier, pasi edhe Arsenali është futur fuqishëm në garë për të.

Të lidhura

None found

Në ditët e fundit, media të ndryshme kanë raportuar se Liverpooli ka shtuar interesimin për mesfushorin 17-vjeçar, ndërsa disa burime kanë shkuar edhe më tej duke pretenduar se “Të Kuqtë” ishin të gatshëm të përshpejtonin bisedimet për ta transferuar.

Por projekti i klubit nga “Anfield” mund të hasë në një rival të fortë.

Sipas CaughtOffside, Arsenali tashmë i është bashkuar garës dhe duket i vendosur të bëjë maksimumin për të siguruar një nga talentet më premtues të futbollit meksikan.

Raportimet tregojnë se londinezët janë të përgatitur të paraqesin një ofertë më të mirë se ajo që Liverpooli i ka dorëzuar tashmë Club Tijuana, klubit ku aktivizohet Mora.

Nuk janë bërë publike shumë hollësi për vlerën e ofertës, por dihet se Gilberto Mora është i lidhur me Tijuanan me kontratë deri në vitin 2029 dhe se marrëveshja e tij përfshin një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh.

I rritur në akademinë e “Xolos”, ai u ngjit në ekipin e parë në verën e vitit 2024 dhe prej atij momenti ka spikatur me paraqitjet e tij.

Deri më tani, mesfushori ka regjistruar 53 ndeshje zyrtare, ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asistime.

Forma e tij e mirë i ka siguruar gjithashtu vend edhe te Kombëtarja e Meksikës, me të cilën ka zhvilluar deri tani 12 ndeshje ndërkombëtare.

Me Arsenalin dhe Liverpoolin që po e ndjekin nga afër, e ardhmja e Gilberto Morës pritet të kthehet në një nga çështjet më interesante të afatit kalimtar, pasi dy nga klubet më të mëdha angleze po përplasen për firmën e një prej talenteve më të mëdhenj të brezit të ri.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

18 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

25 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

29 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

29 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

29 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

29 minutes ago