Categories: sport

Liverpooli ofron më shumë se 50 milionë dollarë për talentin meksikan

Liverpooli ka paraqitur një ofertë që kalon 50 milionë dollarët për Gilberto Moran, 17-vjeçarin e konsideruar si një nga talentet më premtuese të futbollit meksikan.

Të lidhura

None found

Sipas “TUDN”, propozimi i është dorëzuar Tijuanas, skuadrës ku luan Mora, nga përfaqësuesja e tij, Rafaela Pimenta.

Një marrëveshje e mbyllur në këtë vlerë do ta kthente Moran në transferimin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë nga liga meksikane.

Megjithatë, Liverpooli mund të përballet me konkurrencë të fortë për shërbimet e lojtarit. Arsenal, Chelsea, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini thuhet se po e ndjekin me vëmendje situatën e 17-vjeçarit.

Mora ishte grumbulluar me Meksikën për Kupën e Botës, e cila u zhvillua në vendin e tij. Ai luajti në katër prej pesë takimeve të kombëtares, mes tyre edhe në ndeshjen e humbur ndaj Anglisë në fazën e 1/8 së finales, në “Azteca”.

Gjatë këtij sezoni në Liga MX, talenti ka realizuar pesë gola në shtatë paraqitje, ndërsa katër prej këtyre golave janë shënuar nga pika e bardhë.

Roli i tij kryesor është ai i mesfushorit ofensiv, por Mora mund të vendoset edhe në krahun e majtë, prej ku zakonisht tenton të lëvizë drejt qendrës.

Futbollisti mbush 18 vjeç javën e ardhshme, ndaj më pas do të ketë mundësi të transferohet jashtë Meksikës gjatë merkatos së janarit.

të fundit

Në Manchester, Bogujevci prezanton Strategjinë e Ekonomisë Kreative 2027–2035

Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të…

6 minutes ago

Aliçkaj: Greqia ka pritshmëritë më të larta për njohjen e Kosovës; Konjufca kërkoi hap nga Athina

Greqia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht…

7 minutes ago

Rrokaqielli më i lartë në Riad goditet për herë të dytë brenda një jave, duke lënë 11 të plagosur

Rebelët Huthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave rrokaqiellin më të lartë në Riad të…

14 minutes ago

Trump vijon traditën: u fal dy gjelave të Falënderimeve dhe tregon destinacionin e tyre pas Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vijuar një nga traditat më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, duke falur zyrtarisht dy…

14 minutes ago

Andonovski wants Macedonia to become a center of digital innovation and investment

Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…

25 minutes ago

Public Prosecutor’s Office strengthens staff and opens the way for advancement of 28 employees

Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…

25 minutes ago