Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e vuri theksin te pesha historike dhe kombëtare e 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si simbol të unitetit, sakrificës dhe identitetit shqiptar.
Ajo mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e festës së 28 Nëntorit, ku foli për domethënien e flamurit kuq e zi, të kaluarën e përbashkët dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
None found
Gjatë fjalës së saj, Shiroka Pula solli në kujtesë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nën drejtimin e Ismail Qemalit, duke vlerësuar kontributin e atdhetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin.
Ajo theksoi se flamuri kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, përfaqëson simbolin e shtetit shqiptar dhe të gjithë kombit shqiptar, kudo që ai jeton.
Presidentja u ndal edhe te rëndësia e veçantë që kjo datë ka për historinë e Kosovës, duke kujtuar se 28 Nëntori shënon katër ngjarje të rëndësishme: Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo çmoi sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së, duke nënvizuar se ajo ishte një luftë për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës që të jetonte i lirë në vendin e tij.
Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Shiroka Pula u shpreh se asnjë proces gjyqësor nuk mund të zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe as sakrificën mbi të cilën është ndërtuar ajo.
Në fjalën e saj, Presidentja uroi Shqipërinë për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresën që flamuri kuq e zi së shpejti të valëvitet edhe në Bruksel.
Ajo bëri thirrje që flamuri të nderohet përmes punës, dijes dhe përkushtimit, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës, identitetit dhe kujtesës historike.
“Flamuri që valëvitet sot është amanet i brezave që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për të”, theksoi ajo.
Në përmbyllje, Shiroka Pula kërkoi forcimin e lidhjeve dhe integrim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel!”, deklaroi Presidentja.
Champions LeagueShumë gola, emocione dhe spektakël [...]Read More...
Manchester City dhe Napoli kanë ndarë pikët në përballjen e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.Dy skuadrat treguan nivel…
Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe…
Real Madridi ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, këtë herë në shtëpi ndaj PSV-së.Skuadra madrilene si zakonisht…
Arsenali nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi nga Borussia Dortmundi.“Topçinjtë” ishin shumë më të…
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të…