Categories: sport

Arsenali hap bisedimet me Atleticon për Julian Alvarezin

Arsenali ka nisur kontaktet zyrtare me Atletico Madridin për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Julian Alvarez, ndërsa klubi londinez po analizon nëse mund të gjendet një zgjidhje konkrete për sulmuesin argjentinas.

Sipas raportimeve, drejtues të Arsenalit janë takuar në Londër me drejtorin sportiv të Atletico Madridit, Mateu Alemany. Në qendër të diskutimeve ka qenë e ardhmja e 26-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, arritja e një marrëveshjeje duket e vështirë. Arsenali e konsideron tepër të lartë vlerësimin financiar që klubi madrilen i ka vendosur lojtarit, çka e lë ende larg një akord të mundshëm.

Edhe qëndrimi i vetë Alvarezit paraqet një pengesë për operacionin. Deri në këtë fazë, argjentinasi nuk ka shprehur dëshirë për rikthim në Angli, pasi Barcelona ka qenë alternativa e tij e preferuar.

Pavarësisht kësaj, Arsenali ka zgjedhur të vijojë komunikimin me Atleticon, me synimin për të kuptuar nëse mund të krijohen kushtet për një marrëveshje për sulmuesin e kombëtares argjentinase.

Londinezët po shqyrtojnë formulat e mundshme që mund ta nxisnin Atleticon të ulej në negociata, duke tentuar njëkohësisht të bindin Alvarezin për një kalim në Ligën Premier.

të fundit

Turqia ndalon aksesin e fëmijëve nën 15 vjeç në platformat e mediave sociale

Turqia ka zbatuar një ndalim ligjor për aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, pas publikimit të rregullores…

11 minutes ago

JD Vance will not watch the broadcast of Nidal Hasan’s execution, Trump: He deserves execution by firing squad

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë transmetimin e mundshëm të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan,…

16 minutes ago

US Ambassador Eric Wendt meets SPAK chief Klodian Braho and BKH director

Këtë të shtunë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e SPAK-ut…

16 minutes ago

Kosovo Correctional Service stops a package containing 87 grams of narcotics that was being smuggled into Dubrava Prison

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në…

18 minutes ago

North Macedonia, “m.Uslugi” app to bring ID cards and driving licences to mobile phones from October 28

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

19 minutes ago

Maqedoni, aplikacioni “m.Uslugi” sjell letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes në celular nga 28 tetori

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

25 minutes ago