Arsenali ka siguruar, sipas raportimeve, dakordësinë për kushtet personale me mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, teksa një kalim i mundshëm i tij gjatë kësaj vere po afrohet.
Klubi londinez po kërkon të shtojë një tjetër element në mesfushë për ta bërë më të fortë qendrën, me synimin që të ndihmojë Declan Rice dhe Martin Zubimendin, pasi ky i fundit dha sinjale lodhjeje në fazën përmbyllëse të sezonit.
None found
Gjatë gjithë verës, emri i Guimaraes është përmendur shpesh në tregun e transferimeve. Të mërkurën, gazetari i njohur i The Athletic, David Ornstein, bëri të ditur se braziliani e ka informuar tashmë Neëcastle United për dëshirën e tij që të largohet nga “St James’ Park” dhe të transferohet te Arsenali.
Në të njëjtën kohë, gazetari italian Nicolo Schira ka raportuar se mesfushori brazilian ka rënë dakord me Arsenalin për kushtet personale, ndërsa bisedimet mes klubit londinez dhe Newcastle United vazhdojnë për të mbyllur marrëveshjen.
Sipas mediumit brazilian UOL, Arsenali po përgatit atë që konsiderohet oferta e fundit, e cila kap vlerën e rreth 84 milionë eurove.
I njëjti raport nënvizon se kontaktet dhe negociatat ndërmjet dy klubeve kanë vazhduar për më shumë se një muaj, ndërsa deri më tani Arsenali ka paraqitur dy oferta zyrtare.
E para ka qenë 64 milionë euro, ndërsa e dyta 76 milionë euro, por të dyja janë hedhur poshtë nga Neëcastle United.
Tani pritet që londinezët të bëjnë edhe një tentativë të fundit me 84 milionë euro, duke shpresuar se kjo shumë do ta bindë Neëcastle të pranojë largimin e një prej futbollistëve të tij më të rëndësishëm.
Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...
Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…
Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…
Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me…
Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…