Arrihet marrëveshja Origi-Milan, mungon vetëm firma

Divocko Origi dhe Milan kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë lojtari mund të konsiderohet një lojtar i skuadrës italiane.

Takimi mes palëve ka përfunduar me një fund të lumtur, një takim që zgjati më pas seç ishte parashikuar.

Sipas “tuttomercatoëeb.com” mungon vetëm firma që lojtari të quhet zyrtarisht i Milan, i cili do të jetë edhe përforcimi i dytë për kuqezinjtë. Origi te Milan pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 3.5 milion euro.

Skuadra e Piolit mposht kështu konkurencën e Atalatës, Interit Torinos dhe Juventusit për shërbimet e lojtarit të Liverpool. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.04.2022 19:05