Futbollisti i Gironas, Artem Dovbyk raportohet se është afër marrëveshje me klubin italian, AS Roma.
Dovbyk, i cili kërkohet nga disa klube të njohura evropiane, sipas medieve italiane, në sezonin e ri pritet të vesh fanellën e ‘romakëve’.
Roma dhe Girona thuhet se tashmë kanë rënë dakort për çmimin e Artem Dovbyk.
“Në këtë periudhë po diskutohet përfitimi i shitjes së lojtarit nga Roma, ku Girona kërkon 15% të shumës ndërsa verdhekuqtë ofrojnë 10%”, shkruajnë mediet italiane.
Negociatat mes dy klubeve siç raportohet, janë në detaje e fundit dhe lojtari pritet shumë shpejtë të zyrtarizohet tek kryeqytetasit e Italisë.