Përpara takimit midis Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, policia gjermane ka arrestuar 50 tifozë italianë.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, ata janë ndaluar nga forcat e rendit pasi tentuan të hynin në stadium me thika dhe fishekzjarrë.
Sipas burimeve, vendimi për ta pritet të jepet pas 24 orëve.