Arijanet Muric edhe pse gaboi javën që shkoi, trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, ia ka besuar portën edhe në ndeshje ndaj Sheffild United.
Portieri i Kosovës ka shkëlqyer në fitoren 4-1 të skuadrës së tij në udhëtim, duke i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
SofaScore e ka zgjedhur Muricin si më të mirin e ndeshjes, duke e vlerësuar me 9.0.
Murici realizoi 10 pritje, prej tyre tetë goditje që erdhën brenda zonës.
Portieri edhe njëherë kishte shumë pasim,e prej tyre 57, ku 43 i kishte të sakta.
Burnley mbetet në luftë për mbijetesë, ku me 23 pikë mban në venin e 19-të, tre më pak se vendi i 17-të që siguron mbetjen në Ligën Premier.