Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot e ka bërë të ditur vendimin e tij se dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit si trajner.

Strategu është aktualisht pjesë e Feyenoordit, që po kërkon një kompensim mbi 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Para mediave, Slot ka thënë se ka pranuar marrëveshjen e Liverpoolit dhe dëshiron të nënshkruajë për ta.

“Feyenoord dhe Liverpool janë në bisedime, jam duke pritur se çfarë do të dalë, por unë kam vendosur”, ka thënë fillimisht Slot.

“Jam i konfident, po pres që klubet të arrijnë marrëveshje, por po…dua të nënshkruaj për Liverpoolin”.

Trajneri Feyenoordit i përmbush të gjitha kriteret e tyre kryesore për pozicionin dhe burimet në Holandë tregojnë se procesi mund të ecë shpejt me 45-vjeçarin që do t’i bashkohet klubit nga Anfield nga 1 korriku. /Telegrafi/


Shtuar 25.04.2024 21:26