“Armando Broja ka tejkaluar të gjitha limitet”

Një punë e jashtëzakonshme është bërë te Shqipëria që nuk i gëzohet vetëm fitores ndaj Hungarisë, por edhe brezit të ri të lojtarëve. Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ishte në një lidhje direkte për “Skaner” në “MCN TV”. Tekniku i kuqezinjëve ka vlerësuar Armando Brojën duke e quajtur si më të mirin në histori.

“E përjetova si gjithë shqiptarët ndeshjen. E dija që mund të ishim afër fitores. Kemi lojtarë shumë të mirë, trajner shumë të mirë dhe kemi organizuar një punë fantastike. Kemi një grup futbollistësh dhe kemi thithur talente shumë të mirë për 10-15 vitet e fundit. Pse të mos e provojmë edhe Botërorin? Nuk duhet të jemi euforik, futbollistët tanë luajnë në nivele shumë të larta dhe mund ta përballojnë.

Do të jenë 20.000 veta në stadium dhe mendoj se do të dalin mirë. Shpresat ka dërguar shumë lojtarë në ekipin e parë në gjithë këto vite. Armando Broja ka tejkaluar të gjitha limitet dhe është sulmuesi më i mirë që ka parë në histori Shqipëria. A duhet titullar? Nuk e di, kemi ekspert në stol. Reja po i merr më të mirën Brojës edhe kështu”, tha Bushi.


Shtuar 11.10.2021 18:04