sport

Armando Broja i thotë të gjitha

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka folur para mediave para ndeshjes së Chelseat me Dinamo Zagrebin në Ligën e Kampionëve.

Broja foli për tema të shumta, nga ajo se si ndjehet kur i jepet shansi për të luajtur, e deri te ndjenja e të qenit shqiptar.

Të lidhura

None found

“Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë. Gjithmonë do të jetë e vështirë që të hysh në skuadër. Rastet dhe shanset që unë i marr, unë do të mundohem të tregoj paraqitje të mira, dhe në stërvitje të tregoj atë se çfarë di të bëjë. Sigurisht që gjithmonë është e vështirë, nuk është aspak e lehtë, por dua me çdo kusht ta kalojë këtë gjë. E dashuroj futbollin, kështu që kur trajneri më beson mua në fushë, mundohem ta bëjë më të mirën, qoftë me gol ose asistim, ose edhe të paraqitem mirë”, ka thënë fillimisht Broja.

Ai foli edhe për shanset e tij që të jetë titullar në ndeshjen e nesërme kundër Dinamo Zagrebit, ndërsa tha se dëshira e tij është që të shënoj gol dhe ta ndihmojë skuadrën.

“Mbetet të shihet, është në dorën e trajnerit. Nëse jam titullar, apo jo, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Është në dorën e trajnerit. Shpresoj që unë mund të shënojë gol dhe të ndihmojë skuadrën. Nuk kam ndonjë plan për ndonjë festim të veçantë”, deklaroi Broja.

Po ashtu, ylli shqiptar foli edhe për humbjen në vikend kundër Brightonit, ku Chelsea u mposht me shifrat 4-1.

“Ne e dimë se ishte një humbje e keqe. Ne do të rikthehemi nga kjo gjë. Duhet ta fshijmë dhe lëmë anash. Tani ne po shikojmë përpara që të marrim sa më shumë pikë që mundemi, dhe të shkojmë larg në Carabao Cup”, nënvizoi Broja.

Spekulimet për interesime nga skuadra të shumta evropiane në Brojën nuk kanë të ndalur, por që këto gjëra nuk e brengosin sulmuesin 19 vjeçar.

“Ka gjithmonë fjalë nga mediat. Për mua, unë gjithmonë isha duke u bërë gati për sezonin. Unë nuk isha i brengosur se çfarë po ndodhte jashtë”, deklaroi Broja.

Sulmuesi tregoi se Chelsea është klubi i tij i fëmijërisë, dhe se nuk ka shumë klube të tjera ku mund të mësosh më mirë se te Chelsea.

“Nënshkrimin e kontratë afatgjate e shoh si një mundësi tejet të madhe për mua dhe për familjen time. Ky është klubi im i fëmijërisë. Dua që të vazhdojë të përmirësohem sa më shumë si person dhe si lojtarë. Nuk ka shumë klube të tjera më të mira se Chelsea për të mësuar”, ka thënë Broja.

Për fund, sulmuesi i Chelseat shpjegoi edhe ndjenjën e të qeni shqiptar, ku tha se të luash për Shqipërinë është një nder i madh.

“Jam tejet krenar që jam nga Shqipëria. Të kesh mundësinë që të luash për kombëtare është një nder i madh”, ka thënë Broja.

Nesër me fillim nga ora 21:00, Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Dinamo Zagrebit, ndeshje kjo e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. /Kosova Press/

të fundit

Shkup, ndalohet 32-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave

Nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës në Shkup, e kanë privuar…

3 minutes ago

Shkupi rikthehet mes qyteteve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë

Po rikthehet ajri i ndotur në Shkup. Mbrëmë, kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë. Të dhënat më…

4 minutes ago

Mesazhet intime të “Erion Isait” në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar dy ditë më parë në rrjetet sociale disa materiale që përmbajnë biseda private të kryetarit…

9 minutes ago

VLEN seeks two new deputy minister posts as government changes expected at the second tier

Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes…

10 minutes ago

Sali: EU membership must be based on justice, predictability and merit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të…

10 minutes ago

Kurti after the inauguration of the new president: A lot of work lies ahead, this is the happiest news

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Ai tha se tash ka…

12 minutes ago