Në një botë ku talenti shpesh mbytet nga presioni dhe pritshmëritë, Armando Broja, po tregon se me punë, përkushtim dhe mentalitet pozitiv, ëndrrat bëhen realitet.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka arritur tashmë të lërë gjurmë në Europë, duke kombinuar aftësinë e tij në fushë me një personalitet të hapur dhe të qetë jashtë saj, por ende nuk e ka treguar aresnalin e tij të vërtetë, për sa i përket cilësive.
Nga debuti i paharrueshëm në Europian kundër Italisë, tek ushqimi i preferuar dhe idhulli në futboll, Broja tregon nëpërmjet një interviste speciale për “FSHF”, se talenti i tij nuk është vetëm rezultat i natyrës, por edhe fryt i disiplinës, pasionit dhe ëndrrave të mëdha që nisën shumë herët.
Cili është ushqimi jot i preferuar?
Gjella me patate. (Qesh)
Nëse nuk do të ishe futbollist, çfarë profesioni do të kishe?
Basketbollist ose lojtar i NFL.
Cili është idhulli jot në futboll?
Kristiano Ronaldo.
Çfarë ore zgjohesh në mëngjes?
Kur jam me Kombëtaren pak më vonë, kurse në Angli zgjohem në 10 e 15.
Cili është moment jot më i bukur me Kombëtaren?
Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë.
Cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin je përballur?
Kundër Spanjës.
A bën ndonjë ritual para ndeshjes?
Jo, nuk jam supersticioz.
Kur e ke kuptuar që mund të jesh një futbollist i mirë?
Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit.
Çfarë muzike dëgjon?
Kam qejf të dëgjoj Drake.
Filmi jot i preferuar?
Hacksaw ridge!
Çfarë do t’i thoje Brojës së vogël në këtë moshë që je?
Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.
View this post on Instagram
