Arbitri i njohur shqiptar vendos drejtësi në supersfidën Turqi-Itali

Turqi-Itali është një nga takimet miqësore që do luhet me datën 29 mars, në orën 20:45. Newsport.al ka mësuar se arbitër kryesor në këtë ndeshje do jetë Enea Jorgji.

Gjyqtari shqiptar që ka edhe stemën e FIFA vlerësohet kështu maksimalisht, duke iu besuar një 90 minutësh në nivel ndërkombëtar.

Në këtë sezon futbollistik, Jorgji ka arbitruar në një ndeshje të Conference League dhe 3 “beteja” të Uefa Youth League. Gjithashtu, ai ka vendosur drejtësi edhe në kualifikueset e Conference League (1 herë).

Sfida mes Italisë dhe Turqisë vjen në një moment jo të mirë, pasi të dyja Kombëtaret nuk shkuan më shumë sesa faza e gjysmëfinales së Play Off të Botërorit të Katarit. Testi miqësor mes këtyre dy përfaqësueseve do luhet në Turku Arena.

Shtuar 25.03.2022 22:07