Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat, sipas gazetës së njohur kroate “index.hr”.
Hoxha shkëlqeu muajin e kaluar duke kontribuar me dy gola dhe një asistim në ndeshjet ndaj Hajduk Split dhe Slaven Belupo, duke lënë përshtypje të fortë te tifozët dhe ekspertët e futbollit kroat.
Si pasojë, ai mori 102 vota nga lexuesit, duke lënë pas emra të njohur si Naim Omerovic (Osijek) dhe Iuri Tavares (Varazdin).
Gjithashtu, Hoxha ishte në garë edhe për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, ku arriti 58 vota, por këtë trofe e fitoi bashkëlojtari i tij, Monsef Bakrar, me 100 vota.
Sulmuesi pritet të luajë si titullar në përballjen e sotme ndaj Maccabi Tel Aviv, para se t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme kundër Serbisë.