Arabët e Newcastle nuk ndalen, kërkojnë të pronësojnë ekipin e Seria A

Mesa duket pronarët e rinjë të ekipit anglez nuk ndalen vetëm me blerjen e Newcastle,por tashmë kërkojnë të zbarkojnë në Itali.

Sipas “Libero” sheikët saudit dëshirojnë të blejnë ekipin e Inter-it.

Tashmë dihet që Interi ka probleme financiare duke marrë parasysh borxhet e grumbulluara dhe pagesat e vonuara të familjes Zhang.

Siç raportohet nga “Libero”, brenda shtëpisë “zikaltër” ka një akord midis Zhang dhe sheikëve për shitjen e klubit italian për një shifër 1 miliard euro.

Nuk dihet ende nëse kjo blerje e klubit zikaltër do të kryhet, por peshorja peshon nga ana e saudëve./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 10:02