Anzhi, nga shkëlqimi në rrënimin e klubit të milionave dhe çudirave

Në futbollin rus, dikur ka pasur një periudhë të artë, ishte koha kur Anzhi shpenzonte 25 milionë Euro për Eto’o, 35 për Willian, 15 për Zhirkov, 19 për Kokorin apo 300 mijë euro për t’i blerë makinë Bugatti Roberto Carlos-it.

Anzhi, nga shkëlqimi në rrënimin e klubit të milionave dhe

Souleyman Kerimov kërkonte t’i dhuronte një ëndërr rajonit problematik të Dagestanit dhe brenda tre viteve, Anzhi u bë qëndra e botës së futbollit, të paktën në aspektin financiar. Një skuadër disi anormale, pasi lojtarët e shikonin kryeqëndrën e Dagestanit, qytetin e Makhachkala vetëm ditën e ndeshjes.

Ata stërviteshin rreth 1500 km larg, në Moskë për shkak të problemit të sigurisë. Marrëdhëniet me tifozët nuk ekzistonin edhe pse për ata Anzhi ishte më shumë se një skuadër, aq sa në vitin e falimentimit u angazhua edhe kampioni i MMA, Khabib Nurmagomedov për ta shpëtuar nga shkrirja.

Anzhi, nga shkëlqimi në rrënimin e klubit të milionave dhe

Sezoni 2018-2019 rezultoi i dhimbshëm pasi në klub nuk arrinin të paguanin as rrogat edhe pse militonin në Kategorinë e Dytë, ndërsa transfertat ndiqeshin me tren. Anzhi i kërkoi federatës t’i eleminonte ndeshjet jashtë për të shkurtuar kostot. Presidenti Kerimov, që prej vitit 2013 pati probleme të mëdha me shëndetin por edhe me Interpolin.

Anzhi, nga shkëlqimi në rrënimin e klubit të milionave dhe

Në vitin 2013, rezultati më i mirë i skuadrës nga Dagestani ishte një vend i tretë në kampionat por edhe dy herë në 1/8-at e Europa League. Më pas në 2014 asnjë trofe dhe Kerimov mbylli përfundimisht rubinetin që furnizonte klubin miliarder.

Diarra, Diego Tardelli, Jucilei, Zhirkov, Roberto Carlos, Eto’o e Kokorin u larguan menjëherë ndërsa skuadra u rrëzua në kategorinë e dytë. Kerimov kërcënoi se do të ndërtonte një park ujor në vend të stadiumit nëse skuadra do të rrëzohej por pavrësisht kërcënimit, ai nuk arriti ta mbante fjalën.

E la presidencën në vitin 2016 ndërsa vitin e kaluar Anzhi nuk bëri asnjë blerje për shkak të krizës financiare duke teseruar në skuadrën e parë lojtarët e akademisë. Në rrëzim i ngadaltë dhe i dhmbshëm. Ëndrra e Kerimov mbeti në mes të rrugës dhe sezonin e ardhshëm nëse nuk siguron liçencën për divizionin e tretë, klubi mund të pushojë së ekzistuari.


Shtuar 7.06.2022 10:00

Tags: