Antonio Conte, kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Me njoftimin se Xavi do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në përfundim të këtij sezoni, klubi katalonas ka nisur të përpilojë listën e trajnerëvee që mund t’iu përshtaten.

Pjesë e kësaj liste tani është edhe Antonio Conte, transmeton Gazeta Express.

Mediumi spanjoll, Sport, shkruan se profili i trajnerit italian tani është në interesin e klubit spanjoll.

Për Conten interesim ka pasur edhe nga skuadrat e Serie A.

Ndërsa, mbetet të shihet se në stolin e cilës skuadër do ta shohim në sezonin e ri.


Shtuar 8.02.2024 18:32