Ansu Fati nuk dëshiron t’i nënshtrohet sërish një operacioni

Ansu Fati (19 vjeç) preferon të mos bëjë operacion. Është pozicioni që lojtari mban pas takimit që pati me familjen me shërbimet mjekësore të FC Barcelona pasditen e sotme. Futbollisti nuk dëshiron të kalojë më në sallën e operacionit dhe për këtë arsye konsideron se është më mirë të kryejë një trajtim konservativ për të shëruar dëmtimin e tij në tendinën proksimale të bicepsit të femorisit të majtë.

Sulmuesi i Barçës ka vuajtur shumë nga dëmtimi i gjurit, për të cilin në disa raste është operuar dhe preferon të mos i nënshtrohet më operacionit. Në këtë kuptim, edhe profesionistët që e kanë trajtuar së fundmi, preferojnë që ai t’i nënshtrohet trajtimit konservativ dhe të shmangë tryezën e operacionit.

Me një trajtim jo invaziv, rikuperimi i Ansu do të jetë më i shkurtër në kohë sesa nëse do t’i nënshtrohej një operacioni, por shërbimet mjekësore të klubit vlerësojnë se një operacion do të ishte më i sigurt për të zgjidhur problemin në mënyrë më efektive.

Pas mbledhjes së mbajtur mëngjesin e sotëm, klubit i duhet ende të komunikojë zyrtarisht vendimin e futbollistit dhe trajtimin përfundimtar që duhet ndjekur për të zgjidhur dëmtimin e tij. r.t/albeu.com

Shtuar 24.01.2022 19:01