Categories: sport

Anglia thyen pas 60 vitesh mallkimin në Botëror me suksesin ndaj Kongos

Me triumfin 2-1 me përmbysje ndaj Republikës Demokratike të Kongos në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026 në Atlanta, Anglia arriti të ndërpresë një ecuri negative që kishte mbetur e paprekur për 60 vjet.

Të lidhura

None found

Ndeshja nisi në disavantazh për “Tre Luanët”, pasi Brian Cipenga i dha avantazhin kombëtares afrikane që në minutën e shtatë. Megjithatë, pas pauzës për hidratim në pjesën e dytë, Harry Kane realizoi dy herë dhe vulosi kthesën e skuadrës së tij.

Falë kësaj dopiete, sulmuesi i Bayern Munichut u bë lojtari i parë i Anglisë që realizon dy gola në një takim me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga Gary Lineker, i cili e kishte bërë këtë kundër Kamerunit në vitin 1990.

Pavarësisht kualifikimit, ekipi i drejtuar nga Thomas Tucheli nuk dha siguri gjatë lojës dhe problemi në mbrojtje pritet të jetë një çështje që do të diskutohet para ndeshjes së ardhshme kundër Meksikës.

Ndonëse paraqitja nuk ishte plotësisht bindëse, kalimi më tej mbetet arsye kënaqësie për tifozët anglezë, sidomos duke qenë se Anglia kishte hyrë në këtë sfidë si favorite e qartë.

Veç kualifikimit, kjo fitore i dha fund edhe një statistike të pafavorshme për anglezët. Për herë të parë në 60 vjet, Anglia fitoi një ndeshje të Kupës së Botës pasi kishte pësuar e para gol, duke mbyllur kështu një seri prej 13 takimesh pa sukses në këto rrethana.

Rasti i fundit kur Anglia kishte përmbysur një ndeshje në Botëror pas disavantazhit ishte finalja e vitit 1966 ndaj Gjermanisë Perëndimore.

Suksesi përballë Republikës Demokratike të Kongos e mbajti në fuqi edhe bilancin perfekt të Anglisë kundër përfaqësueseve afrikane në Kupën e Botës. Më parë, anglezët kishin fituar 3-2 ndaj Kamerunit në çerekfinalen e vitit 1990 dhe 3-0 kundër Senegalit në fazën e 1/16 së finales në Botërorin e Katarit më 2022.

Tani Anglia do të marrë rrugën drejt Meksikës, aty ku do të luajë me “El Tri” në stadiumin legjendar “Azteca”, një arenë ku anglezët kanë regjistruar vetëm dy humbje në 88 ndeshjet e fundit të zhvilluara aty.//

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

9 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

10 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

10 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

27 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

27 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

27 minutes ago