Anglia ka prerë biletën për në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 2-1. Njeriu vendimtar për “Tre Luanët” ishte kapiteni Harry Kane, autor i dy golave në pjesën e dytë, që e çojnë në pesë realizime në këtë turne.
None found
Takimi nisi në mënyrë befasuese për anglezët, pasi RD Kongo kaloi përpara që në minutën e shtatë. Brian Cipenga përfitoi nga një krosim pranë hyrjes së zonës dhe me një goditje të saktë mposhti portierin e Anglisë për 1-0.
Pas golit të pësuar, Anglia reagoi shpejt dhe ndërtoi disa mundësi të mira për të barazuar. Jude Bellingham iu afrua dy herë golit me goditje me kokë, ndërsa Marcus Rashford dhe Harry Kane u ndalën nga Lionel Mpasi-Nzau, i cili pati një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë.
Në fundin e fraksionit të parë, anglezët pretenduan edhe për një penallti pas rrëzimit të Kane, por pas kontrollit me VAR, arbitri vendosi të mos jepte 11-metërsh.
Në pjesën e dytë, Anglia shtoi ritmin dhe arriti të vendoste ekuilibrin në minutën e 75-të. Harry Kane u shkëput mirë brenda zonës dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.
Kur ndeshja po hynte në çastet vendimtare, sulmuesi anglez goditi sërish. Në minutën e 86-të, Kane shfrytëzoi një pasim të bukur brenda zonës dhe me një finalizim të qetë realizoi për 2-1, duke vulosur përmbysjen.
RD Kongo nuk gjeti forcë për të reaguar në minutat e mbetura, ndërsa Anglia e menaxhoi avantazhin deri në fund për të siguruar kualifikimin.
Me këtë sukses, Anglia vazhdon rrugëtimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, ndërsa Harry Kane konfirmoi edhe një herë rolin e tij si lider i skuadrës, duke vendosur fatin e sfidës me dopietën e tij./Telegrafi/
Vlogerja e njohur shqiptare, Keisilda Muca, e cila jeton në Korenë e Jugut, ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale, pasi…
Edhe në veshjet që veshim çdo ditë, shpesh mund të gjejmë detaje, qëllimin e të cilave nuk e kuptojmë plotësisht,…
Deputetët opozitarë në Komisionin për Legjislacion kanë shprehur kundërshtime ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë…
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhuruar spektakël në stërvitjen e fundit para El Clasicos ndaj Real Madridit, duke lënë…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, iu drejtua konferencës ndërkombëtare “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimit…
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit paraprak, njëri prej…