Anglia nuk ia del ndaj SHBA-së, “Tre Luanët” të pafuqishëm për të fituar dhe ndalen në barazim

Anglia nuk ka marrë më shumë se një barazim ndaj SHBA-së.

SHBA ka qenë e mirëvendosur në fushë dhe gjithashtu e rrezikshme.

Sfida pothuajse ka qenë e barabartë, ku në fakt në aspektin e aksioneve të rrezikshme, SHBA ka qenë e konsiderueshme.

Gjyqtari kryesor gjithashtu ka kursyer kartonat, ku nuk ka nxjerrë në fakt asnjë karton në fakt. Me këtë rezultat përfundimtar, skuadrat kanë ndarë nga një pikë dhe Anglia renditet aktualisht në vendin e parë me katër pikë, Irani në vendin e dytë me 3 pikë dhe SHBA me 2 pikë në vendin e tretë, ndërsa Uellsi në vendin e fundit ku pothuajse është e skualifikuar./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.11.2022 21:53