Categories: sport

Anglia mposht Spanjën në transfertë, i reziston rikthimit të vendasve

Një përballje e ndezur që në nisje përfundoi me fitoren 2-3 të Anglisë në fushën e Spanjës, kampiones së botës. Suksesi u siguroi “Tre Luanëve” pikët e plota, pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të përmbysur situatën.

Në pjesën e parë, anglezët shfaqën më shumë rrezik në sulm dhe krijuan disa mundësi, por nuk po arrinin t’i kthenin ato në gola. Baraspeshën e prishi Harry Kane në minutën e 45’, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Të lidhura

None found

Epërsia e miqve u zgjerua në minutën e 53’, kur Ezri Konsa dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një harkimi të Declan Rice. Vetëm pesë minuta më pas, në të 58’, Ben White shënoi golin e tretë, i shërbyer nga Jude Bellingham.

Pikërisht kur dukej se Spanja po shkonte drejt një humbjeje të thellë, përjashtimi me karton të kuq i mesfushorit Elliot Anderson e vështirësoi ndjeshëm ndeshjen për Anglinë.

Me anglezët në inferioritet numerik, rrjedha e takimit ndryshoi plotësisht dhe kontrolli kaloi te Spanja. Mikel Oyarzabal ngushtoi diferencën nga pika e bardhë në minutën e 65’.

Presioni i vendasve solli edhe një tjetër gol 10 minuta më vonë. Në minutën e 75’, Nico Williams shfrytëzoi asistimin e Lamine Yamal për të realizuar golin e dytë të Spanjës.

Megjithatë, Anglia e mbrojti avantazhin deri në përfundim të takimit. Me këtë fitore, “Tre Luanët” e përfundojnë këtë cikël të Ligës së Kombeve me 15 pikë, po aq sa Spanja.

të fundit

Besian Kutleshi, talenti me origjinë nga Kosova, e udhëhoqi Australinë drejt fitores ndaj Argjentinës në Botërorin U17

Besian Kutleshi ka qenë një prej figurave kryesore të Australisë në fitoren 2-0 ndaj Argjentinës, në ndeshjen e parë të…

6 minutes ago

Harry Kane sheh ngjashmëri me Karim Benzeman: Ja si luajmë njësoj

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka zbuluar ngjashmëritë që sheh mes stilit të tij të lojës dhe atij të…

6 minutes ago

Seanca për buxhetin në Kuvend ndërpritet për pak minuta pas ndërprerjes së energjisë

Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…

8 minutes ago

A po i kthehen rolet tradicionale? Studimi britanik zbulon se një në tre meshkuj të rinj mendon se burri duhet të vendosë i fundit në familje

Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i…

10 minutes ago

Çfarë tregojnë sytë kur dikush fsheh të vërtetën – tri sinjale të identifikuara nga një studim gjerman

Zgjerimi i bebëzave, pulitja më e rrallë e syve dhe vështrimi i zgjatur mund të jenë tregues se një person…

10 minutes ago

Restorant në Karolinën e Veriut aplikon tarifë automatike 20% për klientët që japin bakshish të pamjaftueshëm

Një restorant në Karolinën e Veriut ka shkaktuar debat të madh në Shtetet e Bashkuara, pasi vendosi një politikë të…

10 minutes ago