Kanë përfunduar dy miqësoret, Angli – Austri dhe Gjermani – Danimarkë.
“Tre Luanët” kanë mposhtur Austrinë, derisa Gjermania ka barazuar me Danimarkën.
Angli 1 – 0 Austri
Anglia me rezultat minimal 1 – 0 ka arritur ta mposht Austrinë.
Pavarësisht që dominuan në të gjitha aspektet, anglezët shënuan vetëm njëherë.
Ishte talenti i Arsenalit, Bukayo Saka që realizoi në minutën e 57-të, gol për të cilin ishte i pari në fanellën e Kombëtares angleze.
Gjermani 1 – 1 Danimarkë
Gjermani ka barazuar në miqësoren ndaj Danimarkës me rezultat 1 – 1.
Dy skuadrat zhvilluan lojë mjaftë ofensivë, ku kishin shumë raste shënimi.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.
Neuhaus zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur duke kaluar Gjermaninë në epërsi (48′).
Ndërsa, Poulsen pas asistimit të Eriksen barazoi rezultatin (71′), që doli të jetë i fundit për këtë ndeshje./