Andorra-Shqipëri/ Kërkohet fitorja historike për në “Play off”, starton dueli

Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.

Sylvinho e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.

Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.


Shtuar 13.11.2025 20:55