Janë bërë publike 11-shet startuese për ndeshjen mes Skocisë dhe Brazilit, që luhet në kuadër të xhiros së tretë të Grupit C në Kupën e Botës 2026.
Brazilianët hyjnë në këtë sfidë me objektivin për të marrë tri pikë me peshë në luftën për vendin e parë në grup, ndërsa Skocia synon një rezultat pozitiv për të mbetur në garë për kualifikim.
None found
Në repartin ofensiv të Brazilit, rolin kryesor do ta ketë ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, me mbështetjen e Matheus Cunha dhe talentit Rayan. Mesfusha përbëhet nga Casemiro, Bruno Guimarães dhe Lucas Paquetá, ndërsa Neymar dhe Endrick janë lënë sërish në bankën rezervë.
Te Skocia, vëmendja përqendrohet te figurat kryesore si Andy Robertson, Scott McTominay dhe John McGinn, ndërsa në vijën e parë nga minuta e parë do të aktivizohet Lawrence Shankland.
Gjithçka është gati tashmë për një përballje interesante në Florida, aty ku të dyja përfaqësueset do të synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës së eliminimit direkt.
Skocia: Gunn; Patterson, McKenna, Hendry, Robertson; McGinn, McLean, Ferguson, Gannon-Doak, McTominay; Shankland.
Brazili: Alisson; Danilo, Marquinhos, Gabriel, Douglas Santos; Bruno Guimarães, Casemiro, Paquetá; Rayan, Vinicius Junior, Cunha.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…