sport

Ancelotti komenton deklaratën e Guardiolas, pranon se skuadra e tij ka një avantazh para përballjes me Man Cityn

Carlo Ancelotti ka pranuar se skuadra e tij ka një avantazh ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.

Kampioni në fuqi evropian do të luajë dy ndeshjes para përballjes me spanjollët, kurse “Los Blancos” nuk do të luajnë asnjë, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, Ancelotti do të ketë më shumë kohë për të përgatitur skuadrën për ndeshjen ndaj Man Cityt.

“Ne luajmë me Aston Villa në 20:15, pastaj kundër Crystal Palace të shtunën, në orën 12:30. Më pas shkojmë në Madrid të martën. Real Madridi ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë. Ata luajnë këtë fundjavë dhe nuk do të luajnë më deri në ndeshjen kundër nesh. Do të doja të reflektoja dhe të kërkoja një ditë më shumë, sepse ndryshimi është i madh. Por, nuk ka asnjë mundësi…”, kishte deklaruar Guardiola pak ditë më parë.

Deklaratën e spanjollit e komentoi edhe Ancelotti, pas fitores së mbrëmshme ndaj Athletic Bilbaos.

“Më duket mirë, ata kanë një orar më të komplikuar, ky është futbolli modern, është e qartë se ne kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të ndikojë në lojë. Më pëlqeu shumë menaxhimi i lojës së sotme dhe më pëlqeu pak më pak intensiteti”, tha italiani.

Manchester City ndeshjen e parë ndaj Real Madridit do të zhvillojë më 9 prill, kurse të kthimit më 17 prill.

të fundit

Revolucioni i brezave te ‘Dardanët’: Kosova me moshë mesatare 25 vjeç dhe vlerë 143.95 milionë euro

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndryshim të madh në përbërjen e saj gjatë viteve të fundit, duke i dhënë…

3 hours ago

Zbulohet vlera e kontratës së re të Mikel Artetës me Arsenalin

Mikel Arteta do të përfitojë më shumë se 17.5 milionë euro në vit nga kontrata e re me Arsenalin, teksa…

3 hours ago

Raphinha zgjedh agjent të ri, teksa afrohet rinovimi me Barcelonën

Raphinha ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij jashtë fushës, duke zgjedhur një agjent të ri në…

3 hours ago

The fire near the Apollonia Archaeological Park is being brought under control after a ground and air operation

Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të…

3 hours ago

Flames engulf area near the Thumanë-Kashar highway

Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…

3 hours ago

SHISH chief Vlora Hyseni arrives at the Tirana Police Directorate as charges are being communicated to her

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…

3 hours ago