Teksa pushimi me kombëtare ka përfunduar, fokusi i Real Madridit do të rikthehet përsëri tëk futbolli në nivel klubesh.
Madrilenët do të jenë sonte (e diel) nikoqir të Athletic Bilbaos, me takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.
La Liga duket se i ka bërë një “favor” ekipit të Carlo Ancelottit dhe ekipeve tjera spanjolle pasi asnjë ndeshje nuk do të zhvillohet në orar për vikendin e ardhshëm.
Pep Guardiola nuk është i lumtur me kalendarin e ndeshjeve
City në anën tjetër, pasi luajti sot (e diel) ndaj Arsenalit, ata do të përballen me Aston Villën dy ditë më vonë, dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, ata gjithashtu do të luajnë ndaj Crystal Palace më datë 6 prill, tri ditë para duelit me Real Madridin.
“Ne do të luajmë ndaj Villas në orën 20:15, pastaj në ora 12:30 ndaj Crystal Palace të shtunën. Pastaj do të shkojmë në Madrid të martën. Real Madridi ka nëntë ditë për tu përgatitur, nëntë ditë”, ka thënë Guardiola i zemëruar.
“Ata do të luajnë këtë vikend por nuk do të luajnë më deri në takimin tonë. Ka një diferencë të madhe, do të doja të kërkoja për një ditë më shumë, por nuk ka mundësi”, u shpreh tekniku spanjoll. /Telegrafi/
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndryshim të madh në përbërjen e saj gjatë viteve të fundit, duke i dhënë…
Mikel Arteta do të përfitojë më shumë se 17.5 milionë euro në vit nga kontrata e re me Arsenalin, teksa…
Raphinha ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij jashtë fushës, duke zgjedhur një agjent të ri në…
Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të…
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…