sport

Ancelotti lavdëron Xavin: Po bën një punë shumë të mirë te Barcelona

“El Clasico” e së dielës do të shohë Carlo Ancelottin të përballet me Xavi Hernandez dhe trajneri veteran ka mbetur i impresionuar me atë që katalanasi po bën te Barcelona.

Përpara përballjes së së dielës mes Real Madridit dhe Barcelonës, Ancelotti u pyet se si kanë ndryshuar Blaugranët nën drejtimin e trajnerit të ri.

Të lidhura

None found

“Identiteti i Barcelonës nuk ndryshon kurrë, pasi klubi ka një stil të qartë”, tha italiani.

“Xavi përshtatet mirë me atë stil dhe skuadra është përmirësuar shumë nën drejtimin e tij.

“Ata janë një ekip i kompletuar dhe po luajnë mirë. Mendimi im është se ai po bën një punë të mirë.”

Pavarësisht vlerësimeve të tij për punën e Xavi në Barcelonë dhe pohimit të tij se Blaugranët po luajnë në stilin tipik të klubit, Ancelotti tha se nuk i pëlqen të ketë një stil të caktuar për ekipet e tij.

“Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me një stil, sipas mendimit tim,” tha ai

“Dua që skuadrat e mia të kenë identitete të ndryshme. Gjithmonë jam përpjekur të përdor stile ku lojtarët e mi ndihen rehat.

Stili i Real Madridit duhet të bazohet në karakteristikat e lojtarëve./ h.ll/albeu.com

të fundit

Rudina dhe Resuli komentojnë sjelljen e Arlindës: “Duhet të superduartrokitet

Opinionistët Rudina dhe Resul kanë komentuar situatën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e…

2 minutes ago

Përplasje e fortë mes Arlindës dhe Vjollcës: “Ti po përpiqesh ta ndryshosh botën

Debat i ashpër është zhvilluar gjatë Prime-it mes Arlindës dhe Vjollcës, lidhur me situatën e banjës dhe qëndrimin që Vjollca…

2 minutes ago

“Shtrëngata dhe borë”/ Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

13 minutes ago

Katër ndeshje pa fitore, presidenti Bardhi shpërthen: Ilir Daja nën presion te Dinamo

Ilir Daja - Adrian Bardhi Humbja e sotme kundër Elbasanit në transfertë e ka rënduar edhe më tepër situatën te Dinamo…

20 minutes ago

Dyshime te Bayern Munich për rikthimin e Musialës, Rummenigge: Kushtet financiare mund të rishqyrtohen

Karl-Heinz Rummenigge ka ngritur sërish shqetësime për të ardhmen e Jamal Musialës te Bayern Munichu, duke paralajmëruar se klubi mund…

20 minutes ago

Epoka e Artë” e Trump dhe JD Vance përqeshet në rrjetet sociale/ Imazhi i prodhuar me inteligjencë artificiale ndez kritikat: E humbët edhe Mississippi-n

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…

22 minutes ago