Ancelotti: Bale bëri historinë e Real Madrid me golat, ndeshjet dhe trofetë e tij

Carlo Ancelotti vlerësoi rolin e Gareth Bale në historinë e Real Madridit.

“Gareth është mirë, siç e pamë me Uellsin. Dhe ai dëshiron ta tregojë këtë këtu me klubin e tij.

Do të ishte e drejtë nëse ai do t’i thoshte lamtumirë Santiago Bernabeut në mënyrë të bukur. Ai hyri në historinë e këtij klubi me golat, ndeshjet dhe trofetë e tij”, tha trajneri i Real Madridit.

Uellsiani 32-vjeçar ka shënuar 1 gol në 4 ndeshje në La Liga këtë sezon. Në verë ai do të largohet nga klubi si transferim i lirë. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2022 19:40