sport

Amir Abrashi në formacionin e javës në Zvicër

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, po vazhdon me paraqitje mbresëlënse në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Grasshoppers.

33-vjeçari është bërë pjesë e formacionit të javës nga Sofa Score për xhiron e 18-të të kampionatit elitar zviceran, pas paraqitjes së tij fantastike në duelin ndaj Yverdon-Sport.

Të lidhura

None found

Abrashi, i cili gjithashtu mban shiritin e kapitenit, u paraqit në këtë ndeshje për 90 minuta duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar në fushë.

Për 90 minuta, Abrashi pati dy goditje në drejtim të portës, tetë duele të fituara në fushë, pesë ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit, duke qenë lojtari më i vlerësuar tek ekipi i tij me notën 7.6.

Ai këtë sezon është paraqitur në 17 ndeshje duke startuar në të gjithat nga minuta e parë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron dy asistime.

Abrashi ishte bërë pjesë e Grasshoppersit në korrik të vitit 2021 si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me ekipin gjerman Freiburg. /Telegrafi/

të fundit

Pse vezët e gjelit të detit mbeten jashtë rafteve të supermarketeve?

Në SHBA, gjeli i detit është pjata kryesore e Ditës së Falënderimeve, ndërsa vezët e tij rrallë gjenden në supermarkete.…

8 minutes ago

Gratë dhe të rinjtë në SHBA ndihen më të gatshëm për përballimin e krizave

Përgatitja për katastrofa shpesh përfytyrohet si puna e burrave të moshuar që mbushin bunkerët me ushqime të konservuara dhe ujë.…

9 minutes ago

Përqafimi i lopëve Highland, eksperienca e re për çlodhje në fermat britanike

Me qimet e gjata dhe brirët e harkuar, lopët e racës skoceze Highland po tërheqin vizitorë në fermat britanike. Disa…

9 minutes ago

Fundi i një epoke në Bjellorusi, BATE Borisov bie nga elita pas 15 titujsh kampionë

Një nga klubet më të famshme në Evropën Lindore, BATE Borisov, ka përjetuar momentin më të vështirë në historinë e…

18 minutes ago

ESHS: 103,177 employed people in North Macedonia work in the informal sector

Mbi 103 mijë persona në Maqedoninë e Veriut punojnë në sektorin informal, pa u përfshirë në marrëdhënie të rregullta formale…

35 minutes ago

VIDEO/ November 28 protest, police use water cannon against media, journalist and cameraman fall to the ground

Ditën e sotme, 28 nëntor 2026, një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku autoboti i policisë ka…

36 minutes ago